Akil Varfi ka pasur një përplasje së fundmi me Anjeza Gubetinin, duke hedhur akuza në drejtim të saj për të dashurin jashtë.

Aktori nga Shqipëria i thotë se e ka tradhtuar dhe prerë në besë, marrë parasysh raportin me Sharr Brainën brenda shtëpisë.


“E ke tradhtuar policin, e ke prerë në besë, gjynah”, iu drejtua ai.

Kjo bëri që prezantuesja të ‘shpërthejë’ me fjalë në drejtim të konkurrentit të BBVK.

“20 femra i ke tradhtuar jashtë, me 20 femra del jashtë në të njëjtën kohë, po më fol ti mua për tradhti, ndershmëri, mbylle gojën”, u shpreh ajo.

Tutje Akili ia ktheu: “Polic nuk kam tradhtuar kurrë në jetë, ke bërë gabim ai dali atje të do ty”.

“Mos u merr me një njeri që është jashtë se të shkatërroj”, i tha më pas Gubetini.

Anjeza u pa e nervozuar teksa fliste me tone të larta, duke i kërkuar të mos merret me të. /Telegrafi/