AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Plagosja e deputetit Kliti Hoti ekspozon shkeljet e Policisë me plumbat e gomës

Goditja me armë e deputetit të Partisë Demokratike nga një distancë e afërt përpara kamerave dhe akte të tjera dhune në protestë përshkallëzojnë debatin e ligjshmërisë së mjeteve që po përdor Policia e Shtetit për të kontrolluar protestat.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19 seconds më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
boti
Policia duke shpërndarë protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Foto: LSA.

Një punjonjës policie me skafandër në kokë drejtoi armën ndaj një grupi të vogël protestuesish përpara Kryeministrisë, qëlloi dhe u largua me vrap, i shoqëruar nga dy kolegë. Pak metra më tutje, një protestues u shemb përtokë, duke bërtitur nga dhimbjet.

Protestuesi i plagosur me një plumb gome në shpinë pasditen e së dielës ishte deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Kliti Hoti, i cili pasi mori ndihmën e parë nga disa vullnetarë, u transportua drejt spitalit.

Por ngjarja e ndodhur përballë kamerave të gazetarëve rindezi debatin mbi mjetet joproporcionale që po përdor Policia e Shtetit për të shtypur protestat anti-qeveritare.

Sipas legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, përdorimi i plumbave të gomës lejohet vetëm sipas protokolleve strikte të sigurisë nga forcat e trajnuara të rendit për kontrollin e turmave të dhunshme apo neutralizimin e personave të rrezikshëm. Manualet standarde ndërkombëtare theksojnë se nuk duhet të qëllohet kurrë nga afër dhe se shenjestra duhet të jetë vetëm pjesa e poshtme e trupit.

Deputeti Kliti Hoti është vetëm një nga shumë protestuesit e goditur me plumba gome gjatë protestave të dy ditëve të fundit në Tiranë, shumica e të cilëve të targetuar në pjesët e sipërme të trupit.

Për më tepër, ky reporter vëzhgoi se goditja e tij nga punonjësi i policisë ndodhi në një moment kur turma e protestuesve ishte spastruar nga sheshi përballë Kryeministrisë dhe ku vetëm një grup i pamaskuar prej 20 vetash po ndiqte me vrap një grup policësh gjatë tërheqjes së tyre taktike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e dënoi ngjarjen dhe pretendoi se deputeti Hoti u qëllua “me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama për t’u vrarë”.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo e quajti ngjarjen një rast të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës në mënyrë individuale nga një punonjës policie dhe kërkoi pezullimin e tij të menjëhershëm dhe hetim të plotë.

Policia e Shtetit njoftoi më vonë se punonjësi i policies me inicialet E.A ishte pezulluar nga detyra dhe kishte filluar hetimi disiplinor ndaj tij. Drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli deklaroi për mediat se “punonjësi nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumb gome”.

Përplasjet e 29 Nëntorit

Protesta e njoftuar në ditën e Çlirimit filloi paqësisht, por situata precipitoi rreth orës 13:55 minuta, pasi një grup të miturish mes protestuesve sulmuan me gurë dhe fishekzjarre efektivitët e policisë që po qëndronin para hyrjes kryesore të kryeministrisë.

Policia u kundërpërgjigj me një mësymje të organizuar, duke përdorur spraj, gaz lotsjellës, ujë me presion e deri tek plumbat e gomës. Gjatë gjithë kohës, marshimi i protestuesve dhe përleshja u monitorua me një dron nga ajri.

Protesta kombëtare në Ditën e Çlirimit nuk i kishte përmasat e asaj të një dite më parë. Rreth orës 10:00 filluan të mblidheshin dhjetra qytetarë në sheshin Skënderbej, mes tyre edhe të rinj e të moshuar të ardhur nga emigracioni. Deri në mesditë, sheshi filloi të mbushej me protestues, shumë prej të cilëve mbanin në duar flamurin kombëtar dhe bënë thirrje për rrëzimin e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Rreth orës 13:00 protestuesit nisën marshimin përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit drejt kryeministrisë. Ata u grumbulluan aty paqësisht, por paqja nuk zgjati shumë.

Pasi u sulmuan me një breshëri fishekzjarresh, policët u shfaqën nga të katër anët, duke i rrethuar protestuesit. Fillimisht u përdor spraj ndaj disa prej protestuesve, ndërsa të tjerë u ndaluan dhunshëm. Njëri prej të ndaluarve kishte plagë në kokë si pasojë e përplasjes dhe e zvarritjes në trotuar.

Më vonë u fut në lojë gazi lotsjellës dhe uji me presion. Policia ndoqi këmba-këmbës disa prej protestuesve dhe i shoqëroi, ndërsa të tjerët i detyroi të shpërndaheshin në zona të ndryshme. Gjysma e protestuesve u shtynë në pjesën e bulevardit përballë godinës së Hotel Rognder, ndërsa gjysma tjetër përtej urës së madhe mbi Lanën.

Skena e “betejës” mes policisë dhe protestuesve ndiqej nga dhjetëra qytetarë që qëndronin në pjesën e sipërme të godinës së Piramidës.

Përleshjet mes protestuesve dhe policisë vijuan deri në orët e mbrëmjes në zona të tjera të kryeqytetit të kthyera në fushë-betejë. Pas largimit të protestuesve nga bulevardi drejt rrugëve dytësore, këta të fundit dogjën disa kosha plehrash.

Rreth orës 17:00, protestuesit u riorganizuan sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe krijuan pengesa për automjetet e policisë. Protesta vijoi edhe në rrugët e tjera pranë qendrës së kryeqytetit, kur rreth orës 17:40, policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve që gjendeshin në rrugën “Myslym Shyri” dhe shoqëroi disa prej tyre.

 

 

Etiketa: Agron ÇeliErvin DemoKliti HotiPartia DemokratikePolicia e ShtetitProtesta e 29 NentoritSali Berisha
boti

Plagosja e deputetit Kliti Hoti ekspozon shkeljet e Policisë me plumbat e gomës

19:27 | 29/11/2026
fatma paja

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

17:17 | 29/11/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Gjyqi ndaj Veliajt në ngërç, tre në katër seanca shtyhen

07:25 | 29/11/2026
1

Tirana nën gaz në ditën e Flamurit

21:12 | 28/11/2026
policia 1

Plumba gome dhe ujë me presion edhe mbi gazetarët

17:39 | 28/11/2026
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në vendnumëro, një javë para përfundimit të afatit

07:53 | 28/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.