Granata lotsjellëse përfundon në ballkonin e një banese: Prej dy orësh me vështirësi në frymëmarrje dhe djegie

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2026, 19:30

Një denoncim shqetësues vjen nga një banore në afërsi të zonës së Tajvanit në Tiranë, e cila pretendon se gjatë protestës kombëtare të 29 nëntorit, një granatë lotsjellëse është hedhur brenda në ballkonin e banesës së saj.

Në videon e publikuar për këtë rast, qytetarja tregon se ngjarja ka ndodhur rreth një orë e gjysmë para regjistrimit të mesazhit të saj, por pasojat e gazit vijojnë të ndihen edhe më vonë.

Sipas denoncueses, ajo dhe personat e tjerë në banesë kanë përjetuar djegie në fytyrë, duar dhe sy, si dhe irritim të fytit e vështirësi në frymëmarrje. Në një komunikim të mëtejshëm me redaksinë, ajo shprehet se edhe pas dy orësh nuk i ishte normalizuar frymëmarrja dhe ndjesia e djegies në fytyrë.

Banorja thotë se po përpiqet të sigurojë kontaktet e Drejtorit të Policisë së Tiranës për të kërkuar sqarime lidhur me atë që ka ndodhur.

Nëse konfirmohet se mjeti lotsjellës ka përfunduar brenda një banese, bëhet fjalë për një situatë që ngre shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve që jetojnë pranë zonës së protestës. Banorët që nuk janë pjesë e tubimit nuk duhet të ekspozohen ndaj pasojave të ndërhyrjeve policore në këtë mënyrë.

Pritet një reagim nga Policia e Shtetit për këtë denoncim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit