Mediat italiane vijojnë t’i bëjnë jehonë plagosjes së deputetit demokrat, Kliti Hoti nga ana e Policisë.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale mediat Tgcom24, tregon se si deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është goditur nga një plumb gome i qëlluar nga efektivët e policisë në Tiranë, gjatë protestave kundër qeverisë.
Lajmi, shkruan Tgcom24 raportohet nga mediat lokale.
Pamjet e ngjarjes janë publikuar në internet, ku videoja është bërë virale.
Incidenti ka ndodhur gjatë një përplasjeje mes protestuesve dhe forcave të policisë, në një situatë të karakterizuar nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.
Deputeti është transportuar me ambulancë në spital, ndërsa efektivi i policisë është pezulluar nga detyra.
© SYRI.net