Protesta e 184-t kombëtare dhe përplasjet me policinë, Salianji: Nevojitet zgjidhje politike, jo represion

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 184-t kombëtare dhe tensioneve të shënuara mes qytetarëve dhe forcave të Policisë.

Salianji i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke e cilësuar këtë veprim si të domosdoshëm për rikthimin e qetësisë, normalitetit dhe besimit te institucionet.

Të lidhura

None found

Ai ka kritikuar përdorimin e gazit, armëve dhe autobotëve të ujit nga policia, ndërsa e ka cilësuar të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, deputetëve dhe gazetarëve.

Sipas ish-deputetit demokrat, vendi ka nevojë për përgjegjësi institucionale dhe një zgjidhje politike, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit dhe represioni nuk janë rruga për të dalë nga situata.

në reagimin e tij, Salianji shprehet se Shqipëria nuk duhet të mbetet peng i interesave të Edi Ramës dhe i një grupi të ngushtë njerëzish.

Reagimi i ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji:

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të tërhiqet zvarrë. Edi Rama duhet të largohet nga detyra për t’i krijuar vendit mundësinë të rikthejë qetësinë, normalitetin dhe besimin te institucionet.

Një pushtet që mbrohet përmes dhunës policore, armëve, gazit dhe autobotëve të ujit është i papranueshëm në një vend që synon të jetë pjesë e Europës.

Dhuna ndaj qytetarëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të medias dëshmon mënyrën alarmante se si ushtrohet pushteti, përmes forcës dhe në mbrojtje të pushtetit dhe interesave pasurore të një klike të ngushtë.

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje dhe jo për tensione të reja. Ajo kërkon përgjegjësi politike, jo represion.

Qytetarët po bëjnë gjithçka për një Shqipëri europiane.

Vendi nuk mund të mbahet peng i interesave të Edi Ramës dhe i një grushti njerëzish.


Quantcast
grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetjojobetgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş