Fitorja e sotme e Barcelonës 1-5 në transfertë ndaj Dep. A Coruna, e vendos trajnerin Hansi Flick në krye të një rekordi aspak të zakontë. Sipas statistikave të publikuara nga “Mister Chip“, Flick ka fituar 72 nga 90 ndeshjet e tij të para në La Liga. Asnjë trajner tjetër në historinë e këtij kompeticioni nuk ka arritur më shumë fitore në këtë fazë të karrierës së tij.
Fitorja e sotme e vendos trajnerin gjerman në krye të një liste të jashtëzakonshme, duke lënë pas Pep Guardiolën, ish-trajnerin e Barcelonës dhe Jose Mourinhon, trajnerin e Real Madridit. pep dhe Mourinho kanë regjistruar nga 70 fitore në 90 ndeshjet e tyre të para në La Liga.
Italiani Carlo Ancelotti, gjithashtu ish-trajner i Real Madridit, renditet i katërti me 67 fitore. Pas tij vjen francezi Zinedine Zidane, sërish ish-trajneri i Real Madridit, me 66 fitore në 90 ndeshjet e tij të para në La Liga.







