Pa sportele, pa radhë, pa kartë, pa komision: BKT revolucion bankimit digjital
Çdo ditë e më shumë, ka një ndryshim të madh në mënyrën se si po sillemi me paratë, me transfertat, me pagesat apo edhe me sportelet bankare. Sot paraja po bëhet gjithnjë e më pak e lidhur me kartëmonedhën apo sportelet bankare dhe gjithnjë e më shumë pjesë e një bote ku transaksionet kryhen në kohë reale, me një klikim. Banka Kombëtare Tregtare, një prej bankave lider në treg, ofron një sërë shërbimesh digjitale, që e dallojnë nga bankat e tjera, pa komision, vetëm me një klikim.
“Në bashkëpunim me Identitek, BKT është banka e vetme që mundëson pagesën e dokumenteve të identifikimit, si pasaporta biometrike, karta e identitetit apo leja e qëndrimit, direkt nga BKT Smart. Gjithashtu, BKT, në bashkëpunim me e-Albania dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, mundëson pagesën e taksës vjetore të automjetit plotësisht online. Klienti gjeneron faturën në e-Albania dhe e paguan menjëherë nëpërmjet BKT Smart. Të dyja këto shërbime ofrohen pa komision për klientin.
Ndërkohë, sapo kemi lançuar në BKT Smart Smartie, asistentin tonë të inteligjencës artificiale. Smartie u përgjigjet në mënyrë të menjëhershme pyetjeve të klientëve për produktet dhe shërbimet e BKT-së: si hapet një llogari, si aplikohet për kartë krediti, çfarë duhet për një kredi. Përgjigje të qarta, në pak sekonda, në çdo moment të ditës, pa pasur nevojë të telefonosh apo të presësh. Është vetëm fillimi i një rruge që do ta bëjë bankingun gjithnjë e më personal”, tha gjatë një interviste për emisionin “e-Zone” Lorena Spahiu, asistente drejtuese në Departamentin e Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientin dhe Kanaleve Digjitale, BKT.
Por a fiton qytetari apo biznesi vetëm komoditet nga shërbimet digjitale?
“Fiton shumë më tepër dhe ky është një aspekt që shpesh nuk njihet sa duhet. Digjitalizimi nuk i kursen klientit vetëm kohë nga vajtja në degë. I kursen edhe para. I jep ritëm jetës dhe biznesit. Kontribuon në zhvillim. Pothuajse të gjitha shërbimet në kanalet digjitale të BKT-së ofrohen falas, si pagesa faturash, tatim-taksash, pagesa doganore, gjoba trafiku, transferta brenda bankës apo brenda vendit në monedhën lek. Por, edhe në rastet kur aplikohet komision, ai është rreth 50 për qind më i ulët se komisioni që aplikohet për veprimet në degë. Për më tepër, në kanalet online ofrohet kurs këmbimi preferencial dhe gjithashtu mundësia për hapje depozite me interesa preferenciale.“
Një nga risitë që ka tërhequr më shumë vëmendje është përdorimi i ATM-së pa kartë. Por si funksionon ky shërbim?
“Procesi është i thjeshtë dhe plotësisht i sigurt. Nuk nevojitet as kartë, as PIN. Mjafton të zgjedhësh veprimin në BKT Smart, të përcaktosh shumën dhe të skanosh kodin QR, që shfaqet në ekranin e ATM-së. Transaksioni autorizohet nga aplikacioni dhe përfundon brenda pak sekondash. E njëjta logjikë vlen edhe për depozitimin.Sot ky shërbim ofrohet edhe për klientët biznes. Biznesi mund të autorizojë një ose disa punonjës të caktuar të kryejnë depozitime në ATM vetëm duke përdorur BKT Smart, pa qenë nevoja që të jenë të pajisur me kartën e biznesit. Zgjidhje që ofron fleksibilitet dhe kontroll, në të njëjtën kohë”, shpjegoi Spahiu.
Këtë vit, BKT u shpall për herë të tetë “Banka më e mirë në Shqipëri” nga EUROMONEY, një nga vlerësimet më prestigjioze të industrisë financiare ndërkombëtare.




