‘Vrasje e mbetur në tentativë’/ Bylykbashi: Kriminelët do ndëshkohen për plagosjen e Kliti Hotit dhe dhunën ndaj protestuesve

‘Vrasje e mbetur në tentativë’/ Bylykbashi: Kriminelët do ndëshkohen për plagosjen e Kliti Hotit dhe dhunën ndaj protestuesve

20:28, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas plagosjes me plumb gome të deputetit demokrat Kliti Hoti gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi e cilëson ngjarjen si vrasje të mbetur në tentativë, duke theksuar se Hoti u qëllua nga vetëm 10 metra, ndërsa ishte në krye të detyrës dhe në mbështetje të protestuesve.

Deputeti demokrat paralajmëron se përgjegjësit do të ndëshkohen jo vetëm për plagosjen e Kliti Hotit, por edhe për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve gjatë protestave.

Postimi i plotë:

Goditja në krye të detyrës duke mbrojtur protestuesit, nga vetëm 10 metra me plumb gome e deputetit te Republikës dhe përfaqësuesit të zgjedhur  të popullit, z.Kliti Hoti, është vrasje e mbetur në tentativë dhe do të ndëshkohet. Këta kriminelë do të ndëshkohen edhe për goditjen e çdo protestuesi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco