Formula 1/ Andrea Kimi Antonelli triumfon në Katar, fitorja e 10 sezonale Lara Colturi vazhdon të shënojë rezultate të shkëlqyera në këtë sezon në Kupën e Botës në Skitë Alpine. Skiatorja 20 vjeçare që garon për Shqipërinë regjistroi një tjetër vend të dytë, atë në disiplinën e slalomit në Killington duke lënë pas në klasifikim as më shumë e as më pak, por vetë legjendën Mikaela Shiffrin.
Në zbritjen e parë, Lara Colturi e përshkoi pistën me kohën 50.77 sekonda duke u renditur në vendin e katërt dhe më mirë se ajo në këtë pjesë të parë të garës, bënë vetëm Mikaela Shiffrin, Katharina Truppe dhe Camille Rast që u pozicionuan në 3 vendet e para
Në zbritjen e dytë, koha e Lara Colturit ishte 50 sekonda e 25 të qintat, më e mirë se në fraksionin e parë, ndërkohë që koha e përgjithshme e saj ishte 1 minutë 41 sekonda e 2 të qintat që i dha mundësinë që të mbyllë të gjithë garimin në vendin e dytë, më mirë se ajo bëri vetëm zvicerania Camille Rast që ishte vetëm 9 të qintat më e shpejtë se 20 vjeçarja kuqezi, ndërkohë që podiumin e plotësoi e famshmja Mikaela Shiffrin që kishte fituar në zbritjen e parë. Ndëkohë që dy rivalet e Colturit në klasifikimin e përgjithshëm përpara kësaj gare Sara Hector dhe Emma Aicher e mbyllën garimin e tyre respektivisht në vendin e 6 dhe të 7
Ky vend i dytë i dha 80 pikë të tjera Lara Colturit për renditjen e Kupës së Botës me skiatoren kuqezi që shkon në 366 pikë duke vijuar kryesimin e saj. Në vendin e dytë tani është ngjitur Camille Rast me 254 pikë, ndërsa Emma Aicher zbret në vendin e tretë me 240 pikë, ndërsa Mikaela Shiffrin është në vendin e 6 me 176 pikë.
Top Channel