Dortmund nuk përfiton nga hapi fals i Bayern dhe bëhet për “aspirina” në shtëpi nga Leverkusen (video)

29 Nëntor 2026
21:25
Telesport
back button

Borussia Dortmund është mposhtur 1-2 nga Leverkusen në “Signal Iduna Park”, në sfidën përmbyllëse të javës së 11-të në Bundesligë. Verdhezinjtë gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Felix Nmecha duke përfituar nga një top i humbur nga lojtarët e Leverkusen në zonën e tyre, shënoi një gol tejet të bukur.

Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Borussia Dortmund. Në pjesën e dytë erdhu përmbysja e madhe e Leverkusen. Fillimisht, në minutën e 69-të, Patrik Schik shënon me kokë duke barazuar shifrat, pas krosimit të Aleix Garcia, në minutën e 69-të.

Në minutën e 80-të, Equi Fernandez shënoi me kokë golin e avantazhit, pas një krosimi në zonë. Rezultati final 1-2. Pas kësaj humbjeje e para për këtë sezon, Dortmund kryeson renditjen me 24 pikë. Leverkusen ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit