Një i moshuar është gjetur në zonën e Plepave, në Durrës, dhe dyshohet se ka humbur rrugën. Qytetari që ka raportuar rastin pranë redaksisë së JOQ Albania thotë se zotëria shfaq shenja të humbjes së kujtesës dhe nuk arrin të japë shumë informacione për identitetin apo familjarët e tij.
Sipas tij, i moshuari ka treguar se ka ardhur nga një azil në Fier, por nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo se si ka përfunduar në Durrës.
Qytetarët që e kanë gjetur kanë njoftuar policinë dhe bëjnë me dije se i moshuari është marrë nga punonjësit e Policisë në Stacionin e Plepave.
Përmes këtij publikimi kërkohet ndihma e familjarëve ose e personave që mund ta njohin, në mënyrë që të mund të identifikohet dhe të ribashkohet sa më parë me të afërmit e tij.