Juristja: Mund të krijohen edhe 100 parti të reja, por pa u ndryshuar Kodi Zgjedhor, rezultati do të jetë i njëjtë

29 Nëntor 2026 | 21:54

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, juristja Mirela Jorgo u shpreh se krijimi i forcave të reja politike nuk mund të sjellë ndryshim në skenën politike shqiptare pa ndryshuar më parë Kodin Zgjedhor.

Sipas saj, problemi kryesor qëndron te rregullat aktuale të zgjedhjeve, të cilat, sipas Jorgos, pengojnë krijimin e një gare të barabartë politike. Ajo theksoi se është emergjente ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore.

“Mund të krijosh 100 parti të reja. Ja, edhe Revolucioni Flamingo mund të nxjerrë partinë e tij, por problemi është se a do të kenë rezultat në zgjedhje apo jo. Kodi Zgjedhor është thembra e Akilit. Në momentin që kemi këtë Kod Zgjedhor, le të krijohen sa të duan: 100 lëvizje studentore, 100 parti politike, majtas, djathtas, të qendrës, emigrantët, diaspora, çfarë të duash. Problemi është se çfarë do të ndodhë me Kodin Zgjedhor. Kjo është çështja që duhet ngritur më shumë, sepse ndryshimi i tij është emergjent. Këto dy forca janë, ose PD, ose PS. Kodi Zgjedhor nuk ta lejon të krijosh një parti që të ketë rezultat. Njerëzit e dinë shumë mirë, të paktën ata që kanë njohuri në politikë, se pa ndryshuar rregullat e lojës politike, pa ndryshuar Kodin Zgjedhor, mund të krijosh 100 parti, 100 lëvizje studentore, mund të prodhohen nga sheshi 100 parti kudo, por në fund rezultati do të jetë i njëjtë. Aq më tepër, nëse nuk çarmatoset komisioni i zgjedhjeve, që të jetë jopolitik dhe jopartiak, sepse aty është i gjithë partiak. Stalini ka thënë një gjë: Nuk ka rëndësi kush voton, por kush numëron. Nëse nuk ndryshohet Kodi Zgjedhor, nuk do të kemi rezultat. Këtë mendim nuk e kam vetëm unë, por e kanë edhe shqiptarët. Ajo marrëveshje që u bë në vitin 2008 ishte fatale”, tha juristja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kryeministri me jo më shumë se dy mandate dhe lista të hapura”, Sindikata e Universiteteve: 15 propozime për reformën zgjedhore

Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë ka paraqitur 15 propozime për reformën zgjedhore, ku në fokus janë kalimi në sistemin proporcional kombëtar me lista plotësisht të...
21:24 | 29/11/2026

Spahia: Deputeti Hoti iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ja si është gjendja e tij

I ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, foli për plagosjen me plumb gome të kolegut të...
21:15 | 29/11/2026

Sondazhet parashikojnë humbjen e socialistëve të Pedro Sanchez: E djathta spanjolle drejt pushtetit

Partitë e djathta në Spanjë, Partia Popullore (PP) dhe partia e ekstremit të djathtë Vox, pritet të sigurojnë një shumicë të ngushtë parlamentare në zgjedhjet...
20:52 | 29/11/2026