Goditi bashkëshorten me mjet prerës pas një konflikti, arrestohet 45-vjeçari në Divjakë, gruaja dërgohet në Spitalin e Traumës Një 55-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në fshatin Perondi të Beratit.
Ai po lëvizte me biçikletë kur është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 20-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, 55-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në fshatin Perondi, shtetasi Sh. D., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin A. B., 55 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, 55-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel