Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me rastin e deputetit Kliti Hoti që u qëllua me plumb gome gjatë protestës së sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shprehet se dhuna nuk mund të justifikohet, teksa nga organet kompetente kërkon hetim të paanshëm dhe transparent.

"Me keqardhje dhe shqetësim mësova për lëndimin e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës së sotme në Tiranë. I uroj shërim të shpejtë dhe i shpreh solidaritetin tim të plotë, atij dhe familjes së tij.

Kërkoj nga organet kompetente, një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe transparent për rrethanat e këtij incidenti dhe të çdo lëndimi tjetër të sotëm. Nëse ka pasur shkelje, përgjegjësia duhet vendosur sipas ligjit, kushdo qoftë ai që i ka kryer.

E drejta e protestës paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe duhet respektuar. Po ashtu, asnjë formë dhune nuk mund të justifikohet",shkruan Peleshi në një postim në Facebook.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Deputeti Kliti Hoti qëllohet me plumb gome, pezullohet efektivi! Policia: Nuk kishte urdhër! Berisha: Rama donte ta vriste! Kërkohet dorëheqja e Demos (VIDEO kur qëllohet)