Nga Spitali i Traumës, studentët kërkojnë hetim për dhunën: Përgjegjësi penale edhe për efektivët që urdhëruan përdorimin e forcës

Studentët kanë dalë para mediave nga Spitali i Traumës, ku po trajtohen protestues të lënduar gjatë tubimeve të zhvilluara më 28 dhe 29 Nëntor.

Gjatë deklaratës, ata kërkuan nisjen e hetimeve për dhunën policore dhe ndëshkimin e të gjithë personave përgjegjës. Sipas tyre, përgjegjësia nuk duhet të rëndojë vetëm mbi efektivët që ushtruan drejtpërdrejt forcën.

Të lidhura

None found

Studenti që foli për mediat tha se në Spitalin e Traumës ndodhen gazetarë, protestues dhe qytetarë të shumtë. Ai deklaroi se ndaj demonstruesve janë përdorur gaz lotsjellës, dronë me gaz dhe plumba gome.

“Këto janë mjete që janë përdorur ndaj protestuesve. Kërkojmë marrjen e masave për dhunën policore dhe hapjen e një hetimi. Personat përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, deklaroi ai.

Studenti theksoi se përgjegjësia nuk mund t’u atribuohet vetëm efektivëve që kanë zbatuar urdhrat në terren. “Nuk mund të themi se dhuna ushtrohet vetëm nga një efektiv. Përgjegjësi penale duhet të ketë edhe për efektivët që japin urdhra”, u shpreh ai.

Ai kërkoi që ministri i Brendshëm të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale për situatën. Njëkohësisht, i bëri thirrje Avokatit të Popullit të publikojë rastet e dhunës dhe kërkoi reagim nga ambasadat për ngjarjet.

Studenti njoftoi se protesta do të vijojë, duke deklaruar se ajo që ndodhi më 28 Nëntor nuk do të harrohet.

“Protesta do të vazhdojë dhe gjaku i derdhur nga ne më 28 Nëntor nuk do të harrohet. E vërteta nuk do të mbetet pa zë dhe dhuna nuk mund të relativizohet”, përfundoi ai.


Quantcast
grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetmarsbahisgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino