• Kontakt
Sunday, November 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sindikatat e Universiteteve letër Peleshit: Kryeministri maksimumi dy mandate, emigrantët me përfaqësim në Kuvend

22:43 : 29/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites

Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka paraqitur 15 propozime për reformën zgjedhore, ku në fokus janë kalimi në sistemin proporcional kombëtar me lista plotësisht të hapura dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Në letrën e datës 26 nëntor 2026, pedagogët dhe përfaqësuesit e universiteteve nënvizojnë se cilësia e demokracisë në vend përcakton edhe cilësinë e demokracisë brenda institucioneve. Sipas tyre, universitetet zgjedhin me votë organet drejtuese dhe besimi te ky proces duhet të jetë në nivel kombëtar, duke u shtrirë edhe në zgjedhjen e institucioneve të tjera.

Sipas tyre reforma duhet të rikthejë besimin e qytetarëve te vota dhe institucionet demokratike. Ata shprehen se prej disa muajsh studentë, pedagogë dhe qytetarë protestojnë në Tiranë dhe qytete të tjera, duke theksuar se një protestë e tillë tregon se një pjesë e shoqërisë nuk ndihet e përfaqësuar dhe nuk beson se institucionet u përgjigjen shqetësimeve të saj.

Në letrën e tyre SPUSH dhe Kolegji i Profesoratit Shqiptar propozojnë edhe shtatë parime, të cilat sipas tyre duhet të shërbejnë si bazë për reformën zgjedhore.

Së pari, kërkojnë që çdo deputet të marrë mandatin nga vota e zgjedhësve dhe jo nga renditja që vendos kryetari i partisë. Për këtë arsye, propozojnë lista të kandidatëve plotësisht të hapura dhe ndarjen e mandateve në mënyrë proporcionale në nivel kombëtar, me prag kombëtar jo më të lartë se 3%.

Lexo edhe:

“Gjaku i 28 Nëntorit nuk harrohet”, studentët kërkojnë hetim për dhunën policore

A janë të trajnuar policët që po përdorin armët ndaj protestuesve?

Një tjetër kërkesë lidhet me përfaqësimin politik të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas propozimit, ata duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend, përmes një njësie zgjedhore të përcaktuar posaçërisht dhe me të drejtën e votës.

Pedagogët kërkojnë gjithashtu që qytetarët të kenë mundësi të konkurrojnë në zgjedhje edhe pa ndërmjetësimin e partive politike. Iniciativat qytetare duhet të regjistrohen si subjekte zgjedhore dhe të kenë të njëjtat të drejta si partitë, përfshirë financimin publik, kohën në media dhe përfaqësimin gjatë zgjedhjeve.

Sa i përket pushtetit vendor, propozimi është që kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e njësive administrative të zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët, me dy raunde votimi dhe për jo më shumë se dy mandate. Edhe këshillat bashkiakë, sipas tyre, duhet të zgjidhen me lista plotësisht të hapura.

Një tjetër pikë e rëndësishme është administrimi i zgjedhjeve nga institucione të paanshme dhe jopartiake, të drejtuara nga profesionistë me integritet të provuar. SPUSH kërkon që fshehtësia e votës të garantohet edhe gjatë numërimit, në mënyrë që vota e askujt të mos mund të identifikohet apo të bëhet objekt presioni.

Në dokument kërkohet gjithashtu që pushteti të mos përqendrohet në duart e një pale të vetme dhe të mos ushtrohet pa kufizim kohor. Konkretisht, propozohet që kryeministri të mos qëndrojë në detyrë për më shumë se dy mandate.

Pedagogët kërkojnë që Presidenti i Republikës të zgjidhet nga Kuvendi përmes një procesi me konsensus të gjerë, jo më shumë se tre raunde votimi, duke mos lejuar që zgjedhja e tij të bëhet vetëm me votat e shumicës qeverisëse.

Etiketa: dhunekryeministrimandateNiko Peleshireforma zgjedhoreSindikata e Universiteteve të Shqipërisë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gjaku i 28 Nëntorit nuk harrohet”, studentët kërkojnë hetim për dhunën policore

22:36 : 29/11/2026
AKTUALITET

A janë të trajnuar policët që po përdorin armët ndaj protestuesve?

22:23 : 29/11/2026
AKTUALITET

Nga flamingot te dorëheqja e Ramës, si e pasqyroi bota protestën e shqiptarëve

21:46 : 29/11/2026
AKTUALITET

Protesta në Tiranë, AGSH: Tri gazetarë janë përballur me dhunë verbale dhe fizike nga Policia

21:14 : 29/11/2026
AKTUALITET

‘Po për këtë djalë kishit leje?’/ Publikohen pamjet e protestuesit me plagë në gjoks dhe qafë

21:02 : 29/11/2026
AKTUALITET

Tirana mes gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, plagoset deputeti, çfarë ndodhi gjatë 8 orëve të protestës

20:50 : 29/11/2026

TË GJITHA

Sindikatat e Universiteteve letër Peleshit: Kryeministri maksimumi dy mandate, emigrantët me përfaqësim në Kuvend

22:43 : 29/11/2026

“Gjaku i 28 Nëntorit nuk harrohet”, studentët kërkojnë hetim për dhunën policore

22:36 : 29/11/2026

Mijëra protestues në Stamboll kundër varfërisë, korrupsionit dhe represionit shtetëror

22:33 : 29/11/2026

A janë të trajnuar policët që po përdorin armët ndaj protestuesve?

22:23 : 29/11/2026

Divjakë/ 45-vjeçari godet gruan me thikë

22:15 : 29/11/2026

Emri/ Aksident në Kuçovë, makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë

22:10 : 29/11/2026

Itali/ Nëna tenton të mbysë vajzën 8-vjeçare, babai e gjen pa ndjenja në dhomë

21:58 : 29/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com