Como shkëlqen: pas çmendurisë së Muani, Nico Paz dhe Douvikas shtypin Juven

Futboll Bota | 3 minuta më parë

Como (duke u ngjitur përkohësisht në vendin e katërt, duke kaluar Milanin) shijoi një fitore të thellë në raundin e trembëdhjetë të Serie A. Në stadiumin Sinigaglia mposhti Juventusin me rezultatin 3-0 me golat e Nico Paz dhe Douvikas (dy gola).

Ndeshja filloi me një kthesë dramatike të ngjarjeve: pas më pak se pesë minutash, sulmuesi francez, Kolo Muani u mbajt nga Valle, u bë nervoz dhe, duke u kthyer, goditi spanjollin. U përjashtua, duke i lënë bardhezinjtë në inferioritet numerik për pjesën tjetër të ndeshjes.

Como dominoi dhe fitoi 3-0, duke u ngjitur në 29 pikë në renditje dhe përkohësisht në vendin e katërt (Milani luan të hënën në mbrëmje në fushën e Cagliarit). Juventusi mbetet i bllokuar në 21 pikë, në vendin e shtatë dhe pas Frosinones.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme