InsajderiInsajderi
Lajme

Sulmohet infermierja në QKMF-në e Mitrovicës

Insajderi
29 November 2026 - 23:25
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Sulmohet infermierja në QKMF-në e Mitrovicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një infermiere është sulmuar fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, përkatësisht në Shërbimin e Urgjencës.

Lidhur me rastin ka reaguar Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, e cila ka dënuar ashpër sulmin ndaj punëtores shëndetësore, teksa ajo po ofronte shërbime shëndetësore për qytetarët.

“Sulmet ndaj profesionistëve shëndetësorë, të cilët çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve dhe kujdesit për shëndetin e tyre, janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Asnjë rrethanë nuk e justifikon dhunën ndaj personelit shëndetësor”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, rasti është raportuar dhe po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa Drejtoria e Shëndetësisë ka shprehur solidaritet me infermieren e sulmuar dhe ka ritheksuar nevojën për respektimin e dinjitetit dhe sigurisë së punonjësve shëndetësorë gjatë punës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark