Ekstradohet nga Dubai 30-vjeçari i kërkuar në Shqipëri, akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

5 Shtator 2026 | 10:07

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

Bëhet fjalë për shtetasin B. H. A., 30 vjeç, lindur në Kukës, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ekstradimi u realizua si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit informativ e operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit.

Sipas autoriteteve shqiptare, 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Vendimi për masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj tij ishte marrë në vitin 2024 nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Operacioni “The Wanted” vijon në kuadër të bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me homologët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar lidhur me problemet e aksesit në Instagram për faqen zyrtare të Euronews Albania, duke e cilësuar situatën si një...
13:44 | 05/09/2026

AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si...
13:27 | 05/09/2026

AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën...
13:03 | 05/09/2026