460 forca në terren për shuarjen e zjarrit në Himarë, angazhohen edhe 160 ushtarakë
5 Shtator 2026 |
00:29
Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit.
Në operacion janë përfshirë rreth 300 forca, të mbështetura nga automjete zjarrfikëse dhe efektivë të MZSH-së nga Fier, Tiranë, Tepelenë, Himarë, Vlorë, Finiq, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër dhe Dropull.
Në operacion po marrin pjesë gjithashtu forca të Policisë, strukturave bashkiake, Urgjencës Mjekësore dhe Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile.
Në mbështetje të tyre janë angazhuar edhe 160 forca ushtarake, të cilat po kontribuojnë në operacionet për vënien nën kontroll të flakëve.
Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.
Lajme të Sugjeruara
Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar lidhur me problemet e aksesit në Instagram për faqen zyrtare të Euronews Albania, duke e cilësuar situatën si një...
AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes
Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si...
AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën...
- 13:58 Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë
- 13:48 Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët
- 13:44 Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime
- 13:27 AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes
- 13:03 AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
- 12:45 Demokratët Europianë reagojnë për Euronews Albania: Meta t’i rikthejë menjëherë llogarinë