Himara në flakë, drejtuesit e lartë zbresin në terren (VIDEO)

4 Shtator 2026 | 23:50

Zjarri që ka përfshirë zonën e Himarës vijon të përhapet, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë.

Në terren kanë mbërritur drejtues të lartë të strukturave të sigurisë dhe emergjencave. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, dhe Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi, po ndjekin nga afër situatën dhe operacionin për përballimin e zjarrit.

Ndërkohë, pritet edhe mbërritja në terren e Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Mbrojtjes, në kushtet kur flakët vijojnë të paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Forcat zjarrfikëse, strukturat e emergjencave dhe ekipet e tjera të angazhuara po vijojnë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po e vështirëson operacionin në terren.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar lidhur me problemet e aksesit në Instagram për faqen zyrtare të Euronews Albania, duke e cilësuar situatën si një...
13:44 | 05/09/2026

AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si...
13:27 | 05/09/2026

AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën...
13:03 | 05/09/2026