Pamje dramatike nga Himara, flakët arrijnë lartësinë e hoteleve disa katëshe (VIDEO)

4 Shtator 2026 | 23:45

Flakët e zjarrit në Himarë kanë marrë përmasa të frikshme mbrëmjen e kësaj të premteje, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara dhe duke kaluar mbi ndërtesat shumëkatëshe të njësive hoteliere në zonë.

Situata paraqitet tejet shqetësuese, ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve dhe vështirëson ndërhyrjen për vënien nën kontroll të zjarrit.

Deri më tani raportohet se dy banesa janë përfshirë nga flakët, ndërsa dhjetëra të tjera ndodhen nën rrezikun e përhapjes së zjarrit.

Për shkak të situatës së krijuar, Policia ka bllokuar qarkullimin në bypass-in e Himarës, duke lejuar kalimin vetëm të mjeteve të emergjencës dhe automjeteve të angazhuara në operacionin për shuarjen e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa situata mbetet dinamike dhe kërkon masa të menjëhershme për mbrojtjen e banorëve dhe zonave të banuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar lidhur me problemet e aksesit në Instagram për faqen zyrtare të Euronews Albania, duke e cilësuar situatën si një...
13:44 | 05/09/2026

AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si...
13:27 | 05/09/2026

AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën...
13:03 | 05/09/2026