Zjarri në Himarë përhapet me shpejtësi, policia bllokon qarkullimin në bypass (VIDEO)

4 Shtator 2026 | 23:35

Situata e zjarrit në Himarë është përkeqësuar ndjeshëm mbrëmjen e kësaj të premteje, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara.

Për shkak të situatës së krijuar, Policia ka bllokuar qarkullimin në bypass-in e Himarës, duke lejuar kalimin vetëm të mjeteve të emergjencës dhe atyre të angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarrit.

Flakët kanë shkaktuar shqetësim edhe te turistët që ndodhen në zonë. Për t’iu larguar zonave të konsideruara të rrezikuara, një numër turistësh janë mbledhur pranë molit, në afërsi të detit.

Ndërkohë, situata vijon të mbetet problematike, ndërsa forcat e emergjencës po punojnë për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar lidhur me problemet e aksesit në Instagram për faqen zyrtare të Euronews Albania, duke e cilësuar situatën si një...
13:44 | 05/09/2026

AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si...
13:27 | 05/09/2026

AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën...
13:03 | 05/09/2026