Ekskluzive/ “Nuk jam i kënaqur as nga Rama, as nga Meta”! Eurodeputeti: Duam garanci që shqiptarëve nuk do t’u bllokohen llogaritë!

4 Shtator 2026 | 22:13

Pas përplasjeve në rrjetin social X me Edi Ramën, eurodeputeti Sandro Gozi foli në emisionin “Review”, me gazetaren Greta Topjana. Gozi foli ekskluzivisht në lidhje me kërkesën për transparencë mbi arsyet e bllokimit të llogarive në Instagram të 200 protestuesve në Shqipëri.

I pyetur nëse ishte i kënaqur me përgjigjen e dhënë nga META sa i përket bllokimit të këtyre llogarive, Gozi u shpreh se nuk është i qartë dhe kërkon siguri që një situatë e tillë të mos përsëritet më:

“Nuk jam i kënaqur as nga përgjigjja e Ramës, as nga ajo e kompanisë META, sepse nuk ka dhënë një përgjigje të qartë dhe duhet insistuar që ta dëgjojmë të vërtetën. Na duhet garancia që ajo që ndodhi të mos përsëritet, sepse kjo është çështje garancie. Mbyllja e këtyre llogarive ishte një goditje për shoqërinë civile. Shumë shqiptarë më kanë falënderuar dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e Komisionit Evropian për të gjetur një zgjidhje nga kompania META.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banesa përfshihet nga flakët e mëdha në Himarë, digjet e gjitha (VIDEO)

Kjo është një nga banesat e përfshira nga zjarri i fuqishëm në Himarë. Banesa është përfshirë e gjitha nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht. Situata...
22:42 | 04/09/2026

Himara në luftë me flakët, evakuohen banorët, digjen disa banesa. Mbi 300 forca në terren (VIDEO)

Për më shumë se tre orë, Himara është përballur me një situatë të rëndë për shkak të një zjarri të fuqishëm, i cili përfshiu fillimisht...
22:20 | 04/09/2026

Përkeqësohet situata e zjarrit në Himarë, digjet një banesë, rrezikojnë të tjerat përreth (VIDEO)

Është përkeqësuar situata e zjarrit në Himarë. Për pasojë, një banesë raportohet të jetë e djegur, ndërkohë rrezikojnë dhe të tjera pranë. Flakët kanë marrë...
21:37 | 04/09/2026