Zjarri në Fier, Nufi publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren

4 Shtator 2026 | 21:02

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka publikuar pamjet e angazhimit të forcave zjarrfikëse dhe helikopterëve në operacionet për shuarjen e flakëve të zjarrit të madh që përfshiu Fierin këtë të premte.

Nufi ka publikuar edhe të dhënat mbi angazhimin e Forcave të Armatosura në disa zona të vendit, në mbështetje të operacioneve për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

“Në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, bashkia Fier, janë angazhuar 55 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërkohë, 10 familje janë evakuuar.

Në Njësinë Administrative Ungrej, bashkia Lezhë, janë angazhuar 80 efektivë të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.

Në fshatin Qinam, Zall-Herr, janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Zjarri konsiderohet i fikur.

Në Dajt vijon angazhimi me 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter të Forcës Ajrore.

Ndërsa në Mallunxë, Mat, janë angazhuar 30 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës i FA. Aktualisht, nuk ka rrezik për banesat.

Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në mbështetje të komuniteteve, aty ku nevojitet”, shkruan Nufi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar lidhur me problemet e aksesit në Instagram për faqen zyrtare të Euronews Albania, duke e cilësuar situatën si një...
13:44 | 05/09/2026

AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes

Shoqata e Gazetarëve Europianë, seksioni shqiptar (AEJ), ka dënuar mbylljen e faqes së Instagramit të Euronews Albania nga kompania Meta, duke e cilësuar vendimin si...
13:27 | 05/09/2026

AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas bllokimit të aksesit në faqen zyrtare të Euronews Albania në Instagram, duke shprehur shqetësim për situatën...
13:03 | 05/09/2026