Pas urimit për jetëgjatësinë e qeverisë, Meloni i përgjigjet Ramës: Miku im gati për rrugën në BE

5 Shtator 2026 | 11:18

Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, pasi ajo ka vendosur një rekord historik në drejtimin e qeverisë së Italisë.

Në mesazhin e tij, Rama e përgëzoi Melonin për mandatin më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane, duke e shoqëruar urimin edhe me batuta mbi politikën italiane, gratë në pushtet dhe marrëdhëniet e Italisë me Europën.

Përgjigjja e Melonit nuk vonoi. Kryeministrja italiane e falënderoi Ramën, duke vlerësuar mënyrën se si ai, sipas saj, arrin të kombinojë ironinë me “disa të vërteta jo fort të rehatshme”.

“Edi, miku im, faleminderit nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!”, shkruan Meloni.

Ajo vijon me një tjetër batutë, duke iu referuar ndryshimeve të shpeshta të qeverive dhe bashkëbiseduesve politikë në Itali.

“Më vjen mirë të di që, pas kaq shumë ndryshimeve të bashkëbiseduesve në Romë, më në fund ke pasur mundësinë të krijosh pak më shumë afeksion për atë aktualin. Ndërrimi i shpeshtë i stolit nuk ndihmon kurrë për të ndërtuar diçka solide. Por në fund, kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të luash mirë dhe të marrësh rezultate”, shprehet ajo.

Meloni thekson gjithashtu marrëdhënien e konsoliduar mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar Shqipërinë një mike dhe partnere të çmuar.

“Gjatë këtyre viteve kemi ndarë një marrëdhënie të sinqertë dhe një bashkëpunim konkret, që ka forcuar gjithnjë e më shumë lidhjen mes dy vendeve tona.

Shqipëria është një mike dhe një partnere e çmuar, dhe jam krenare për rrugëtimin që po bëjmë së bashku edhe në kuadër të Evropës. Një përqafim të përzemërt dhe shihemi së shpejti!”, përfundon kryeministrja italiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kush është njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë

Ulrich Siegmund, kandidati kryesor për ”Alternativën për Gjermaninë” (AfD) të ekstremit të djathtë në landin lindor të Saksonisë-Anhalt, është bërë një sensacion politik përpara zgjedhjeve...
08:45 | 05/09/2026

Eurodeputeti: Nuk e akuzuam Ramën për bllokimin e llogarive të protestuesve, kërkuam transparencë

I ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, eurodeputeti Sandro Gozi foli në një intervistë ekskluzive në lidhje me kërkesën drejtuar kompanisë...
21:36 | 04/09/2026

Sondazhi: 53% e italianëve refuzojnë qeverinë Meloni: Po shkon në drejtimin e gabuar

Qeveria e drejtuar nga Giorgia Meloni ka vendosur një rekord historik në Itali, duke u bërë qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Kabineti...
19:58 | 04/09/2026