Kontesti për ishujt, Britania-Argjentinës: Falkandët janë tanët
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting ka riafirmuar angazhimin “e palëkundur dhe absolut” të Mbretërisë së Bashkuar për ishujt Falkland, pasi presidenti argjentinas Javier Milei përsëriti pretendimin territorial ndaj tyre.
“Ishujt Falklands janë britanikë pasi banorët e tyre zgjodhën të jenë britanikë”, shkroi Streeting në një postim në rrjetin “X”, mëngjesin e së premtes. Ai theksoi se deklaratat e Milei ishin më tepër për konsum të brendshëm politik në Argjentinë.
Ditën e enjte, Milei deklaroi se “era e ndryshimit” kishte filluar të frynte në favor të Argjentinës, teksa citoi edhe deklaratën e fundit të presidentit Donald Trump se Uashingtoni mund të rishqyrtojë qasjen neutrale ndaj ishujve.
“Presidenti Trump së fundmi tha se Shtetet e Bashkuara po rishqyrtojnë qasjen historike të tyre ndaj Las Malvinas, tha lideri i së djathtës në një fjalim televiziv, duke përdorur termin argjentinas për ishujt.
“Ky kërcënim nuk duhet marrë lehtë. Era e ndryshimit po fryn në mbarë botën në favor të kauzës sonë”, shtoi ai.
Më herët gjatë javës, presidenti Trump kishte vënë në dyshim mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Britaninë e Madhe në lidhje me përplasjen territoriale me Argjentinën, për shkak të mungesës së mbështetjes së Londrës në luftën me Iranin.
“Vendi juaj nuk po sillet mirë”, tha Trump për një media britanike. “Mos harroni se ju merrni një sasi të madhe nafte nga ngushtica e Hormuzit dhe nuk na ndihmuat neve atje. Vendi juaj nuk ishte aty kur ne donim ndihmë”, tha presidenti amerikan.
A mund ta zgjidhë një kujdestar i BE-së bllokimin e gjatë mbi asetet ruse?
Si mund të përfundojë lufta SHBA-Iran?
Trump i prerë: Fola me Putinin, nuk ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s
- 13:58 Rama: Integrimi gradual, mënyra për të futur Ballkanin në BE, “7 fëmijët e Ursulës” duhen në tryezë
- 13:48 Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët
- 13:44 Unioni i Gazetarëve Shqiptar reagon për mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: META të jap sqarime
- 13:27 AEJ dënon mbylljen e Instagramit të Euronews Albania: Kompania Meta të rikthejë faqen, të japë një shpjegim zyrtar për arsyet e mbylljes
- 13:03 AGSH reagon për Instagramin e Euronews Albania: Kërkohet transparencë për mbylljen e llogarive shqiptare
- 12:45 Demokratët Europianë reagojnë për Euronews Albania: Meta t’i rikthejë menjëherë llogarinë