Pas 14 vitesh mungesë, rikthehet në Tiranë Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar

4 Shtator 2026 | 20:47

Pas 14 vitesh mungesë, mbrëmjen e së enjtes nisi Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, në një event që solli në vëmendje historinë, emrat dhe krijimtarinë e kinematografisë shqiptare.

Universiteti i Arteve u kthye në skenën ku u mblodhën figura të njohura të ekranit, kineastë të rinj dhe artistë të tjerë, në një mbrëmje që nderoi trashëgiminë e kinemasë shqiptare dhe i dha hapësirë brezit të ri.

Për regjisorin Ilir Butka, rikthimi i këtij festivali pas 14 vitesh përbën një moment të rëndësishëm për kinemanë shqiptare dhe komunitetin e kineastëve.

Përgjatë 10 ditëve, Tirana do të jetë në fokusin e filmit shqiptar. Publikut do t’i prezantohen mbi 100 filma, të përzgjedhur nga rreth 220 produksione të realizuara me financim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë gjatë 14 viteve të fundit.

Producentja e festivalit, Rafaela Rica, e cilësoi këtë rikthim si një përgjegjësi të madhe, duke theksuar se ajo që u prezantua në këtë edicion është vetëm një pjesë e punës së bërë gjatë muajve të fundit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e cilësoi festivalin si një homazh për mjeshtrit që hodhën themelet e filmit shqiptar, por edhe si një premtim për brezin e ri të kineastëve që po ndërton të ardhmen e tij.

Ky rikthim synon të vendosë në fokus kinemanë shqiptare, krijimtarinë e kineastëve dhe historinë e filmit ndër vite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Artistët e skenës do të marrin pagesë nga shteti para daljes në pension, ja kategoritë që përfitojnë

Balerinët, valltarët, akrobatët dhe këngëtarët e skenës pritet të përfitojnë mbështetje financiare nga shteti pas ndërprerjes së aktivitetit dhe deri në daljen në pension. Për...
20:25 | 02/09/2026

Projektligji, mbështetje financiare për artistët para daljes në pension

Artistët e skenës mund të përfitojnë pagesë nga shteti pasi të ndërpresin aktivitetin profesional, por para daljes në pension. Projektligji i ri parashikon trajtim financiar...
13:37 | 02/09/2026

‘Spider-Man: Brand New Day’ rrëzon nga froni ‘Titanic’, mbi 2,3 mld dollarë fitime

Peter Parker, i njohur edhe si Spider-Man, tani zyrtarisht e ka rrëzuar nga froni filmin Titanic nga 5 filmat më të paguar globalë, me Spider-Man:...
13:46 | 31/08/2026