Dalin shifrat, bien importet e makinave në vend

4 Shtator 2026 | 18:59

Numri i makinave që hyjnë për herë të parë në vendin tonë po bie. Në muajin gusht janë regjistruar rreth 8100 mjete, ose 10% më pak se në gushtin e vitit të kaluar ndërsa numri i mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri është rritur me ritëm më të ngadaltë, krahasuar me dy vitet e fundit.

Ngadalësimi i importeve është vërejtur sidomos pas muajit mars, ndërsa kostot e transportit kanë ndikuar edhe te automjetet që vijnë nga tregjet aziatike.

Koreja e Jugut dhe Kina vijojnë të jenë origjina kryesore e mjeteve të importuara. Në 8 muaj, rreth 17 500 mjete kanë ardhur nga Koreja e Jugut, ndërsa nga Kina janë regjistruar mbi 10 600.

Ndërkohë, Gjermania dhe Italia, që dikur dominonin tregun shqiptar, renditen pas tyre, me përkatësisht 7900 dhe 7700 mjete.

Një tjetër tendencë është rritja e makinave elektrike. Në 8 muaj janë regjistruar mbi 7 mijë të tilla, 2.5 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mjetet elektrike përbëjnë tashmë 10.6% të regjistrimeve të reja.

Në treg spikat edhe rritja e makinave elektrike kineze, të cilat kanë arritur në 7% të regjistrimeve, ndërsa Volkswagen dhe Mercedes-Benz vijojnë të kryesojnë.

Gjatë periudhës janar-gusht janë regjistruar për herë të parë në vend rreth 66.5 mijë automjete, pothuajse në të njëjtin nivel me 8-mujorin e vitit të kaluar ndërsa në total, numri i mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri ka arritur në rreth 1.1 milionë në fund të muajit gusht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

INSTAT: Çmimet e importit bien lehtë, kostot e prodhimit vendas rriten

Kostot e produkteve të importuara kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërsa çmimet e prodhimit në vend kanë vijuar...
18:14 | 04/09/2026

Ministri i Financave Malaj për Euronews Albania: Pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që pagesat të jenë...
10:39 | 03/09/2026

Banka e Shqipërisë: Bankat të informojnë klientët për tarifat e këmbimit valutor në pagesat me kartë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e 2 shtatorit Deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026....
23:57 | 02/09/2026