Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpejtësia 140 km/h në autostradën Elbasan-Rrogozhinë, në përfundim 6 fazat e para të rrugës, mbyllet brenda 2026-ës

Shkruar nga Newsbomb
Shpejtësia 140 km/h në autostradën Elbasan-Rrogozhinë,
Vijon me ritme të larta puna në 6 fazat e para të rrugës Elbasan–Rrogozhinë

Punimet në 6 fazat e para të aksit Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po shkojnë drejt përfundimit. Sipas përditësimit më të fundit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht po punohet intensivisht për realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 km të segmentit, ndërsa realizimi fizik i përgjithshëm ka arritur në 87%.

Këto 6 lote përfshijnë aksin nga Elbasani, në afërsi të Peqinit, teksa në një prej tyre puna është përqendruar edhe në veprat e mëdha të artit. Sipas ARRSH-së, shtresat asfaltike po realizohen konkretisht në dy ura, ndërsa drejt përfundimit janë edhe punimet e mbistrukturës në dy ura të tjera.

Shpejtësia 140 km/h në autostradën Elbasan-Rrogozhinë,

Gjashtë fazat e para mbulojnë rreth 20 km të aksit të ri Elbasan-Rrogozhinë dhe, sipas objektivave të deklaruara më herët, përfundimi i tyre parashikohet brenda vitit 2026. Në total, projekti ka një gjatësi prej 40.7 km.

Ai nis pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ku parashikohet lidhja me bypass-in e Elbasanit, dhe përfundon në Lekaj, ku bashkohet me autostradën ekzistuese të Korridorit Blu. Traseja kalon në territorin e Elbasanit, Peqinit dhe Kavajës.

Shpejtësia 140 km/h në autostradën Elbasan-Rrogozhinë,

Pas përfundimit, aksi do të ketë nga dy korsi në secilin drejtim dhe do të krijojë një lidhje të re me standarde të larta rrugore përgjatë Korridorit VIII. Sipas dokumenteve të projektit, shpejtësia e lejuar në segmente të ndryshme parashikohet në intervalin 90–140 km/orë.

Elbasan–Rrogozhinë është pjesë e Korridorit VIII, që lidh drejtimin lindje-perëndim dhe vijon nga Elbasani drejt Qafë-Thanës, ku paralelisht po ndërtohen edhe segmentet e tjera të këtij korridori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese