Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

50 shtëpi dhe vila të prekura, 7 të shkrumbuara, bilanc katastrofik nga zjarri që përskuqi Himarën: Turistët të frikësuar morën valixhet dhe ikën, qindra anulime në hotele

Shkruar nga Newsbomb
50 shtëpi dhe vila të prekura, 7 të shkrumbuara, bilanc
Bilanc katastrofik nga zjarri që përskuqi Himarën

50 shtëpi e vila raportohet se janë prekur nga zjarri që përfshiu mbrëmjen e djeshme Himarën dhe fshatrat e kësaj bashkie, ndërsa siç mëson zyrtarisht newsbomb.al, shtatë shtëpi, duke përfshirë 4 të banuara dhe 3 të vjetra janë shkrumbuar plotësisht. 

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë natës, 171 efektivë, 10 mjete në terren, 1 mjet zjarrfikës dhe 1 ambulancë nga Forcat e Armatosura ishin në gatishmëri dhe pranë komunitetit, në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Veç situatës së rëndë me pronat e dëmtuara dhe ato të shkrumbuara plotësisht në Himarë dhe fshatrat përreth, raportohet edhe për një dëm të madh financiar në hotele dhe shtëpitë e pushimit.

50 shtëpi dhe vila të prekura, 7 të shkrumbuara, bilanc

Newsbomb.al ka mundur të mësojë se kanë qenë disa hotele në Himarë dhe Potam, të cilët janë boshatisur me shpejtësi sapo flakët e zjarrit kanë nisur t'i afrohen qytetit. Turistë të huaj dhe pushues vendas kanë nxituar të marrin valixhet dhe janë larguar.

Nga kjo situatë janë prekur dhe shumë shtëpi pushimi/pritëse, të cilat kanë qenë më të rrezikuara nga zjarri.

Jo vetëm personat dhe familjet që kanë qenë aty janë larguar me shpejtësi, sapo kanë parë kërcënimin e flakëve, por edhe turistët dhe pushuesit që kishin rezervuar për këtë fundjavë e në vazhdim, kanë anuluar menjëherë.

50 shtëpi dhe vila të prekura, 7 të shkrumbuara, bilanc

Ekipet e Bashkisë së Himarës dhe institucionet e tjera janë në terren për të ndihmuar në operacionin e shuarjes së plotë të flakëve dhe përllogaritjen e dëmeve, të cilat janë të mëdha. Janë djegur parcela me ullinj, koshere me bletë dhe pemë të tjera frutore.

I konsiderueshëm është edhe dëmi në hotele e në shtëpitë e pushimit, që ja ë boshatisur nga turistët e frikësuar dhe të tjerët që kishin rezervuar për fundjavë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese