Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Temperaturat përvëluese sjellin fluks të lartë në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë hyjnë në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Temperaturat përvëluese sjellin fluks të lartë në
Foto nga fluksi

Edhe pse sezoni veror i pushimeve ka përfunduar, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një destinacion i preferuar për qytetarët e Kosovës. Temperaturat e larta kanë bërë që shumë familje nga Kosova të zgjedhin edhe këtë fundjavë për të udhëtuar drejt bregdetit shqiptar.

Fluks i lartë i lëvizjeve ka nisur orët e para të mëngjesit të sotëm në pikën e kalimit kufitar të Morinës, ku mijëra qytetarë dhe automjete kanë hyrë në territorin shqiptarë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, vetëm gjatë intervalit kohor nga ora 05:00 deri në 09:15 kanë hyrë në Shqipëri 15 mijë e 823 qytetarë të Kosovës.

Fluksi i lartë është shoqëruar edhe me një numër të konsiderueshëm automjetesh. Gjatë së njëjtës periudhë, në territorin shqiptar kanë hyrë 4 mijë e 107 mjete të vogla dhe autobusë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese