Bamir Halili alias Axhami është e ekstraduar nga Dubai, ku fshihej prej kohësh, pasi Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Siç shihet dhe nga pamjet, falë bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, është ekstraduar 30 vjeçari i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.
Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Ëanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit B. (H.)(A.), 30 vjeç, lindur në Kukës.
Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
