Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ç’po ndodh në Himarë? Flakët nisin të përpijnë shtëpitë e para (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ç’po ndodh në Himarë? Flakët nisin të
 

Himara është kthyer në epiqendrën e emergjencës së zjarreve këtë mbrëmje. Ku një vatër e madhe, e favorizuar nga era e fortë, ka dalë jashtë kontrollit dhe po i afrohet me shpejtësi qytetit bregdetar, duke detyruar autoritetet të lëshojnë urdhrin urgjent për evakuim.

Gjithçka ka nisur në zonën e bypasit të Himarës. Flakët, të shtyra nga era, janë përhapur me shpejtësi të frikshme duke djegur shkurre dhe ullishte, e më pas duke iu afruar zonave të banuara.

Përballë përkeqësimit të menjëhershëm të situatës, kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka dalë me një njoftim alarmant për të gjithë qytetarët.

“Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banuara, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën. Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë së rendit, policisë bashkiake, zjarrfikësve dhe urgjencës mjekësore në çdo kohë. Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!”, thuhet në njoftimin e Tavos.

Pas thirrjes, kanë nisur largimet e para dramatike. Pamjet që vijnë nga terreni tregojnë banorë dhe turistë që braktisin me nxitim shtëpitë, bizneset dhe hotelet, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar qytetin. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithëve të mos rrezikojnë jetën për të shpëtuar sende.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, flakët kanë përfshirë tashmë shtëpitë e para. Mësohet se disa banesa janë djegur, ndërsa rreziku mbetet i lartë për dhjetëra të tjera.

Në terren ndodhen Forcat e Armatosura, Mbrojtja Civile, zjarrfikëset e të gjithë qyteteve përreth, policia dhe urgjenca mjekësore, të cilat po luftojnë pa ndërprerje me flakët.

Situata mbetet kritike dhe në zhvillim e sipër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese