Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Situata e zjarreve, Ministri i Mbrojtjes: Situata në Fier drejt qetësimit, fokusi zhvendoset në Himarë, po bëjmë çmos të mos kemi jetë të humbura

Shkruar nga Newsbomb
Situata e zjarreve, Ministri i Mbrojtjes: Situata në Fier drejt
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve në vend, duke u ndalur fillimisht në Fier dhe më pas në Himarë.

Nufi tha se situata në Fier është shumë më e qetë në krahasim me orët e pasdites, ndërsa në terren mbeten vetëm dy vatra aktive që po mbahen nën monitorim.

"Janë ende dy vatra të fundit që po monitorohen dhe do të rishikohen përsëri nesër në mëngjes, si nga toka edhe nga ajri. Sot ka qenë ndoshta një nga ditët më të vështira nga situatat e zjarreve gjatë gjithë sezonit veror", u shpreh ministri.

Ai theksoi se ka pasur një angazhim të jashtëzakonshëm të forcave në disa qarqe të vendit, nga Lezha, Dibra e Mati, ku flakët janë shtrirë në një perimetër prej rreth 4 kilometrash, me ndërhyrje nga ajri me helikopterë dhe me mjete e forca në terren.

Sa i përket situatës në jug, Nufi njoftoi se stafi i tij ndodhet tashmë në Himarë dhe se edhe ai vetë do të shkojë atje për të ndjekur nga afër operacionin.

"Forcat e Armatosura, Mbrojtja Civile dhe të gjitha zjarrfikëset e qyteteve përreth janë atje, ndërsa forca të tjera janë drejtuar për në Himarë. Po bëjmë çmos që të mos kemi jetë të humbura", tha ai.

Ministri konfirmoi se deri më tani nuk ka asnjë jetë të humbur, përveç disa banesave që janë përfshirë nga flakët, ndërsa falë ndërhyrjes në kohë dhe punës së efektivëve në vijën e parë, situata është vënë nën kontroll.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese