Pasi kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, bëri thirrje urgjente qytetarëve që të evakuohen, për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të zjarrit i cili po i afrohet qytetit bregdetar, kanë nisur edhe largimet e para të banorëve dhe turistëve.
Pas lajmërimit, qytetarët e Himarës, po përpiqen të largohen sa më shpejt nga zonat ku flakët janë afruar pranë banesave dhe bizneseve.
Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve që të evakuohen menjëherë nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e rrezikuara për të mbrojtur jetën e tyre. Po ashtu kryebashkiaku iu sugjeron zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të kontaktojnë me shërbimet e emergjencës.
Kujtojmë që zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të premteje në bypasin e qytetit të Himarës, ku flakët po përhapen me shpejtësi. Mësohet se flakët të favorizuara nga era e fortë, ku raportohet se deri më tani janë djegur disa shtëpi.
Himarë, qytetarët largohen me makina nga zonat e rrezikuara prej zjarrit pic.twitter.com/geehruHjMW
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 4, 2026
Banorët kanë kërkuar që autoritetet të ndërhyjnë nga ajrin sa më shpejt se zjarri është duke përparuar shumë.
