Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje katin e pestë të një hoteli në Velipojë, ku për arsye sigurie autoritetet kanë evakuuar pushuesit dhe stafin e këtij biznesi në zonën turistike.
Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën 13, pranë zonës së Vilunit, ku pas dhënies së alarmit, pushuesit kanë dalë jashtë godinës, ndërsa nuk janë raportuar për të lënduar.
Po ashtu bëhet me dije se zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, ndërsa në ndihmë iu kanë ardhur edhe dy mjete të tjera zjarrfikëse nga Shkodra për shuarjen e flakëve.
Pas ndërhyrjen vatra e zjarrit është neutralizuar dhe pjesa tjetër e hotelit nuk rrezikohet nga zjarri.
