Kryeministri Edi Rama në një postimin në Facebook, shkruan se sot në orën 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila sipas tij do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe të njëjtin vend.
Më tej Rama shkruan se “PRANIA BESNIKE” është një vend neutral dhe futesh pa tesër partie. Sipas tij, kjo nismë adreson institucionet zyrzarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari të marrë përgjigje.
“Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon”, thekson kreu i qeverisë në postimin e tij.
Postimi i plotë i Ramës:
SOT NË 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe të njëjtin vend, GJITHNJË TË PREMTEN NË ORËN 17.00.
Çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.
PRANIA BESNIKE është vend neutral. Hyhet PA KAMERA dhe PA TESËR PARTIE.
NUK ËSHTË MBLEDHJE PO DËGJESË INDIVIDUALE e hallit, ankesës, kërkesës.
MBAN SHËNIM, adreson institucionet zyrzarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje.
Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon.
PRANIA BESNIKE të dëgjon dhe BESA të thotë më kontrollo
