Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet këngëtari Joz Marku duke dhunuar ish-banorin e “Big Brother Vip Kosova” Eduart Kuçi, bëri xhiron e rrjetetve sociale ditët e fundit.
Ngjarje ngriti shqetësime, pasi në video shfaqen disa makina të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme, ndalojnë në autostradën e Thumanës një veturë luksoze ku ndodhej Eduard Kuçi.
Por vetë protagonist i kësaj video, Jozefin Marku pretendon se e gjithë është bërë për shoë. Gjatë një prononcimi për Top Channel, këngëtari deklaron se janë aktorë dhe asnjë nuk ka ndodhur.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, deklaron Joz Marku.
Ndërsa sa i përket lëshimit të urdhër-arrestit nga Prokuroria e Pejës për të, Joz Marku e cilëson si “fake neës” dhe të pavërtetë.
“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, vazhdon më tej ai.
Ndërsa mbetet për t’u parë nëse Policia e Shtetit do të nisë verifikimet për të identifikuar personat e përfshirë, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mbi të gjitha, për të përcaktuar nëse simbolet policore të përdorura në këtë episod janë autentike apo të falsifikuara dhe se si kanë përfunduar në duart e personave që shfaqen në video.

