Videoja e dhunimit të ish-banorit të BBVK, Eduard Kuçi, nga këngëtari Joz Marku ka bërë bujë në mediat dhe rrjetet sociale. Sipas burimeve të Klan Kosovës, Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut dhe kërkon arrestimin e tij.
Në videon që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, tregohet momenti kur disa makina, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme, ndalojnë në autostradën e Thumanës një veturë luksoze, ku në të ndodhej Eduard Kuçi.
Videoja është regjistruar nga personat që kanë qenë nën shoqërinë e këngëtarit Jozefin Marku, të cilët ishin të përgatitur për ndalimin e Eduard Kuçit dhe më pas dhunimin e tij.
Personat që shoqërojnë Jozin mbajnë në dorë tabela "STOP Policia" dhe maska, të cilët kanë krijuar idenë se janë punonjës policie dhe kanë ndaluar Eduard Kuçin, ku të gjithë zbresin nga automjeti së bashku me këngëtarin dhe nisin ta qëllojnë atë me grushte, shkelma e shpulla.

