Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Avokatët kundër Rregullores së Gjykatës së Posaçme, Këshilli i Përgjithshëm mblidhet me 8 Shtator: Cënon rëndë profesionin tonë (PARALAJMËRIMI PËR BOJKOT)

Shkruar nga Newsbomb
Avokatët kundër Rregullores së Gjykatës së
Dhoma e Avokatise e Shqipërisë

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, ka thirrur të martën më datë 8 Shtator një mbledhje të jashtëzakonshme, me rend dite shqyrtimin e situatës së krijuar me hyrjen në fuqi të Rregullores së re të Gjykatës së Posaçme.

Newsbomb.al mëson se avokatët kundërshtojnë rregulloren me pretendimin se ajo cënon rëndë profesionin e tyre, të drejtën për gjykim publik dhe të drejtën për informim, në rastin e gazetarëve dhe mediave.

"Moslejimi i mbajtjes se telefonit ne ambientet e gjykates eshte nje kufizim jo i perligjur me nje shkak objektiv qe do te prishte solemnitetin e gjykimit", thotë avokatja Albina Kola për Newsbomb.

Të martën, në orën 12:00, Këshilli i Përgjithshëm i Avokatëve pritet të diskutojë qëndrimin që Dhoma do të mbajë në raport me Rregulloren e re të miratuar nga Gjykata e Posaçme, dhe më pas vendimi pritet të komunikohet për publikun.

Gjithashtu, sipas avokatëve, Rregullorja që ka hyrë tashmë në fuqi sjell një kufizim të drejtash për mbrojtësit ligjorë dhe përfaqësuesit e mediave, duke rënë ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila përcakton se kufizimi i të drejtave duhet të bëhet vetëm me ligj të miratuar nga Kuvendi.

Neni 17  i Kushtetutës parashikon se:

 1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.

2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Dhe në rastin konkret, kufizimi i të drejtave dhe lirive është bërë pa ligj, por me rregullore. Po kështu, sipas avokatëve, ky kufizim nuk kalon testin e proporcionalitetit, pasi nuk është në përpjestim me gjendjen që e ka diktuar atë.

"Gjithashtu kufizimi nuk eshte i domosdoshem per gjykimin dhe solemitetitin e tij pasi ky kufizim cenon thelbin e se drejtes. Dhe ky kufizim tejkalon kufizimet e parashikuara ne KEDNJ", pretendopjnë avokatët, duke paralajmëruar dhe bojkot.

Siç ka mësuar newsbomb.al, një tezë që mbështetet nga shumë avokatë, është dhe bojkotimi i të gjitha seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, për shkak të Rregullores së re, kurse në gjykatat e tjera proceset do të vazhdojnë normalisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese