Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa ka reaguar për herë të parë pas marrjes së pozicionit të ri në Shqipëri, për të cilën ka shprehur haptazi falenderimet e saj për misionin e besuar.
“Mirë se të gjetëm Shqipëri! Krenare që filloj misionin tim si Ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri. Mbështetja e udhëtimit të vendit drejt BE-së do të jetë thelbësore për misionin tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju drejt këtij qëllimi” shkruan de Sousa krah videos së saj të shpërndarë ditën e sotme në rrjet ku ajo shfaqet në Tiranë.
Siç kemi raportuar dhe gjatë ditës së djeshme, Sofia Moreira de Sousa ka marrë zyrtarisht detyrën në Tiranë duke zëvendësuar italianin Silvio Gonzato, i cili ka drejtuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri gjatë viteve të fundit.
Diplomatja portugeze vjen në këtë detyrë me një karrierë të gjatë në institucionet evropiane dhe në diplomacinë ndërkombëtare. Përpara emërimit në Tiranë, ajo ka shërbyer si Shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali, një pozicion që e mori në shtator të vitit 2021.
Mirë se të gjeta Shqipëri!
— Sofia Moreira de Sousa (@EUAmbAL) September 4, 2026
Proud to begin my mission as the new EU Ambassador to Albania.
Supporting the country’s journey towards the EU will be central to my mission and I look forward to working with all of you towards this goal. #EuropeIsHere #EUforAlbania???????????????? pic.twitter.com/OmQAaAlLKq
