Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Edi Rama tha sot se shteti do e bëjë Palasën ullishte, si dhanë institucionet AMTP për të njëjtën parcelë, Luan Muça pagoi 2 herë, njëherë e bleu dhe Vasil Bedinaj

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama tha sot se shteti do e bëjë Palasën ullishte, si
Ilustrim: Vasil Bedinaj, Edi Rama dhe Luan Muça

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për konfliktin e dhunshëm që ndodhi dje në Radhimë, mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj, duke dënuar veprimet e tyre si krejt banale dhe brutale, në dëm të vizionit të tij për Shqipërinë turistike.

Kryeministri paralajmëroi se qeveria ka vendosur që parcela në Palasë, për të cilën dy biznesmenët janë në konflikt, do të shpronësohet nga shteti dhe atje do të mbillen ullinj, për ta shndërruar në një hapësirë çlodhëse publike.

Mirëpo, vendimi i kryeministrit për këtë sipërfaqe të madhe toke duket se zjgidh konfliktin që vetë shteti, përmes institucioneve vendose e qendrore, ka krijuar në raport me dy biznesmenët; kurse konflikti me Muçës dhe Bedinaj mbetet i hapur.

Zanafilla e konfliktit mes dy biznesmenëve të njohur mendohet të jetë një sipërfaqe e madhe toke në zonën e Palasës, ku secili prej tyre ka planifikuar të ndërtojë resort turistik. Mirëpo, mbivendosja e parcelave, tashmë ka prodhuar konflikt.

Biznesmeni pronar i "Delta Group", Luan Muça ka blerë një sipërfaqe të madhe toke në zonën e Palasës, duke synuar që në të ardhmen të ndërtojë dhe një resort turistik.

Proceduar është zhvilluar konform të gjitha ligjeve dhe kur kontrata e shit-blerjes së parcelës është kryer dhe institucionet shtetërore e kanë pajisur atë me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), disa banorë të zonës kanë shfaqur pretendime.

Ata kanë deklaruar se ishin pronarë të së njëjtës pronë dhe se dispononin gjithashtu AMTP të firmosura nga ish-kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Ndodhur në këto kushte dhe për të shmangur konfliktet apo proceset e stërzgjatura gjyqësore, biznesmeni Luan Muça ka hyrë në negociata me banorët që pretendonin AMTP mbi të njëjtën parcelë dhe pasi kanë arritur dakordësinë, ka paguar për herë të dytë.

Kur u duk se gjithçka ishte tashmë e pastër dhe pretendentët mbi pronën kanë marrë paratë për parcelën mbi të cilin kishin Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi nga Bashkia Himarë, biznesmeni i "Deltës" ka aplikuar edhe për leje zhvillimi.

Teksa priste nga institucionet miratimin e lejes së zhvillimit e më pas të ndërtimit, në Palasë është shfaqur edhe biznesmeni tjetër Vasil Bedinaj, i cili ka blerë gjithashtu konform ligjeve një sipërfaqe toke, pranë parcelës së Luan Muçës. Mirëpo, një sipërfaqe nga parcela e blerë nga Bedinaj kishte mbivendosje me parcelën e blerë gjithashtu nga Luan Muça.

Pikërisht këtu ka nisur edhe konflikti. Biznesmeni Vasil Bedinaj ka paraqitur gjithashtu një certifikatë të AMTP-së, lëshuar nga Bashkia Himarë. Pra, dy biznesmenë kanë blerë të njëjtën parcelë në Palasë dhe Bashkia Himarë i ka pajisur të dy me AMTP të rregullta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese