Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri në Radostinë del jashtë kontrollit, flakët po i afrohen banesave, nis evakuimi i banorëve

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri në Radostinë del jashtë kontrollit, flakët po i
Foto nga flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e mbjella me ullinj në fshatin Radostinë, e cila ka krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe po përparojnë me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe banesat, autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve, me qëllim shmangien e pasojave të rënda.  Situata është rënduar edhe nga tymi i dendur dhe përhapja e flakëve në drejtim të Qafës së Koshovicës në Fier.

Për shkak të rrezikut dhe dukshmërisë së kufizuar, është bërë i nevojshëm bllokimi i qarkullimit në aksin rrugor Fier-Levan. Mësohet se zjarri ka përfshirë edhe një sipërfaqe me pisha pranë liqenit, duke zgjeruar më shumë flakët.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave, të cilat po përballen me vështirësi të shumta për shkak të terrenit të thyer, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Përballë rrezikut të banesave dhe zonave të banuara, është kërkuar ndërhyrje urgjente nga ajri me helikopterë, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese