Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Lirohen 10 personat e dyshimtë për vrasjen e Viktor Bardhit, atentati i mirëorganizuar, asnjë provë që çon në identifikimin e autorëve

Shkruar nga Newsbomb
Lirohen 10 personat e dyshimtë për vrasjen e Viktor Bardhit, atentati
Pamje nga vendngjarja, viktima Viktor Bardhi

Atentati i ndodhur mëngjesin e djeshëm në Ndërfushas të Mirditës, ku u ekzekutua me 30 plumba Viktor Bardhi, ka qenë ndër vrasjet më të mirëorganizuara pasi bëhet me dije se 10 personat që u shoqëruan si të dyshimtë, rezultuan se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Burime për mediat bëjnë me dije se 10 personat e dyshuar se mund të kenë bashkëpunuar për vrasjen e bujshme të Viktor Bardhit, pasi kanë dhënë dëshminë e tyre ata janë lënë të lirë. Kjo pasi efektivët nuk kanë arritur të gjejnë prova që mund të lidhin qytetarët në fjalë me eliminimin e 65-vjeçarit.

Siç raportuam dhe mëngjesin e kësaj të premteje, ku zbuluam dhe imazhin e viktimës, u bë me dije së fundmi se autorët e përfshirë në ngjarje, dyshohet se kanë përdorur nënkalimin e “Rrugës së Kombit” për t’u larguar dhe për t’iu shpëtuar forcave të policisë. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rreth zonës ku dhe ndodhi ngjarja, nuk është konstatuar asnjë gjurmë e automjetit të autorëve i cili u gjet i djegur në fshatin Monaz, pak pas atentatit.

Sakaq dyshohet se ky atentat ka qenë i mirëorganizuar pasi autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendngjarja. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm, 3 shtator, ku shtetasi Viktor Bardhi u gjet i vdekur në automjetin e tij.

Teksa hetimet për vrasjen e Viktor Bardhit alias Marku janë në vijim, deri më tani, më shumë se një ditë nga ngjarja, nuk ka akoma gjurmë apo prova që mund të çojnë në identifikimin apo lokalizimin e autorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese