Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrethuan Kryeministrinë dhe u përplasën fizikisht me efektivët, LIROHEN Dritan Goxhaj, Arben Kola, Arvina Lleshi dhe 11 qytetarët e tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Rrethuan Kryeministrinë dhe u përplasën fizikisht me
Foto nga protesta para Gjykatës

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë 14 protestuesit e ndaluar ditën e martë gjatë tubimit. Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00, ndërsa në mbështetje të tyre u mblodhën edhe protestues të tjerë, të cilët kërkuan lirimin e menjëhershëm të shokëve të tyre para godinës së gjykatës.

Pas rreth dy orësh dëgjimi të palëve, gjykata u tërhoq për të marrë vendimin. Në përfundim, ajo konstatoi paligjshmërinë e ndalimit të protestuesve dhe vendosi lirimin e menjëhershëm të tyre, pa caktuar asnjë masë sigurie.

14 protestuesit e ndaluar janë, Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimuçaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.  Të gjithë këta shteta u ndaluan pasi në 1 shtator rrethuan godinën e Kryeministrisë pasi mësuan se brenda saj ndodhej kryeministri Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese