Tabaku: Zhvlerësimi i euros godet prodhimin, bujqësinë dhe familjet shqiptare(VIDEO)

5 Shtator 2026, 11:34Politika TEMA
Tabaku: Zhvlerësimi i euros godet prodhimin, bujqësinë dhe

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video të postuar në rrjetet sociale në "Këndin e Funjdavës" u shpreh se ekonomia prodhuese dhe familjet shqiptare po paguajnë kostot e zhvlerësimit të euros, ndërsa flukset e pashpjeguara të valutës dhe pastrimi i parave deformojnë tregun.

Duke folur në rubrikën e saj në rrjetet sociale, “Këndi i Fundjavës”, Tabaku renditi industrinë fason dhe manifakturat, bujqësinë dhe familjet si humbësit më të mëdhenj të kësaj situate.

“Kur euro zhvlerësohet vazhdimisht, ndërsa eksportuesit fundosen, bujqësia bie dhe produktiviteti nuk shënon ndonjë rritje reale, qeveria nuk mund të përgjigjet me propagandë. Ajo duhet të përgjigjet me të dhëna”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, pasojat tashmë janë të dukshme në ekonominë reale. “INSTAT-i ju thotë se bujqësia ka vite që tkurret. Ju thotë se fasoneria humbet kontrata dhe vende pune. Sipërmarrjet eksportuese ju thonë se zhvlerësimi i euros po u ul të ardhurat dhe po i çon drejt mbylljes. Familjet thonë se çmimet janë rritur”, deklaroi deputetja demokrate.

Tabaku ngriti shqetësimin edhe për përqendrimin e ekonomisë te ndërtimi. Sipas shifrave të paraqitura prej saj, ky sektor zë rreth 12.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nivelin më të lartë në rajon dhe rreth 2.5 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se nuk mund të vendoset shenjë barazimi ndërmjet gjithë sektorit të ndërtimit dhe aktivitetit kriminal, por paralajmëroi se dosjet e viteve të fundit tregojnë përdorimin e ndërtimeve dhe pasurive të paluajtshme si kanale të dyshuara për pastrimin e parave.

“Askush nuk mund dhe nuk duhet të pretendojë se çdo ndërtues është kriminal apo se çdo investim është produkt i parave të pista. Por dosjet penale tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme janë përdorur si kanale të dyshuara pastrimi në disa prej çështjeve më të mëdha të viteve të fundit”, tha Tabaku.

Sipas saj, hyrja e kapitalit kriminal në ekonomi dëmton konkurrencën e ndershme, rrit çmimet e pronave dhe dobëson bizneset që punojnë, prodhojnë dhe paguajnë rregullisht taksat.

“Pastrimi i parave nuk i sjell Shqipërisë zhvillim. Ai sjell rritje pa mirëqenie, ndërtime pa qytet, kapital pa prodhim dhe pasuri pa punë. Ai rrit çmimet e pronave për familjen e re që kërkon një apartament. Ai ul vlerën e punës së eksportuesit”, deklaroi ajo.

Tabaku kërkoi verifikim real të pronarëve përfitues, deklarim të detyrueshëm të burimit të fondeve për transaksionet e mëdha të pasurive të paluajtshme dhe transparencë mbi financimin e projekteve të ndërtimit.

“Shqipërisë nuk i mungojnë paratë. Shqipërisë i mungon drejtësia në mënyrën se si krijohen, si taksohen dhe si investohen ato”, përfundoi Tabaku.

 

8 Komente

  1. T
    Tabaku pu duket si binjakja e Saliut, lart e posht

    A mos e bere shurren te kuqe sot o sharrabajga Tabaku e Saliut qe vetem kuq shurron?

    Përgjigjjuni
    1. E
      E mira dhe e keqja - Korigjimi

      Me cfare paguhen Familjet shqiptare me Euro apo me Lek, Paguhen me Lek, atehere na shpjego nje cik moj politikanja e Sali Birishes, pse humbasin familjet shqiptare, konveruar ne Euro paga e shqiptareve eshte me madhe .... dhe tani na trego se si kjo mund te rregullohet sipas politikes berishiste, kjo menyra e konstatimit tuaj idiot duhet te tregoje te dyja anet te miren dhe te keqen... sepse mund te themi koka jote nuk qendron drejt por shtreber atehere cfare duhet te besh, nje kembe e jotja eshte me e shtreber se tjetra cfare do te besh etj etj.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Taukja

      Tabake. U plake, u dhjeve. A e ke parë veten në pasqyrë?!

      Përgjigjjuni
      1. l
        lani

        Kur ke te drejte ke.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Njo tironc i vjetër tash njezet e tre vjet e gjyms

          Si për inat të Tabakes alias TERSI I POJANIT, çdo gjë ecën për mrekulli, megjithë “porositë, këshillat e kundershtitë e saja akademike” sipas stilit skuth tironc salberishiste, por asnjëherë DEMOKRATIKE….

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sqepari

            Derr, derr, derr...derdellit, derrrr

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emil

              O ekonomiste e PDse. Zvicra kur u forcua Franga dhe nderhyri Banka qendrore, ato vite beri humbjen me te madhe ne histori: ne 2022 banka qendrore humbi 132 miliarde franga are vit. Qe ka ekspertet nder me te miret ne bote. Politika e gjitha ju lutem sa me larg politikave monetare. Dhe me qe ra fjala ke ndonje ide si duhet bdrequr PDja ?

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                Ik mi debile, tru laraske. Opozite e shitur dhe e shterpe!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje