KLGJ e KLP i rritën pagën vetes, ministri Gogu: S’do ketë përplasje institucionesh, mosmarrëveshja zgjidhet në Kuvend me ligj

5 Shtator 2026, 11:25Kronika TEMA
KLGJ e KLP i rritën pagën vetes, ministri Gogu: S’do ketë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu flet pasi KLGJ dhe KLP i rritën pagat vetes. Gogu thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për t’u zbatuar, por aktualisht mungon baza ligjore për formulën e pagës. Ai tha se boshllëku do të plotësohet në sesionin e ri parlamentar, duke theksuar se zgjidhja duhet të vijë nga Kuvendi dhe jo nga përplasja mes institucioneve.

"Paraja publike është para e qytetarëve, jo e qeverisë. Çdo qindarkë e buxhetit të shtetit duhet të ketë autorizim ligjor për t’u shpenzuar. Ky është parimi më i rëndësishëm për të gjithë, vlen për të gjithë njësoj. Këtë përgjegjshmëri që qytetarët presin nga ne, do ta mbrojmë pa asnjë hezitim.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme, janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo institucion.

Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përgjegjshmëria për zbatimin e buxhetit kërkojnë autorizim të qartë ligjor për ta zbatuar. Këtu na është krijuar edhe problemi. Është boshllëku ligjor shkaku i gjithë situatës në të cilën ne ndodhemi sot.

Nuk kemi arritur këtu se dikush kërkoi më shumë dhe dikush kërkoi më pak. Kemi arritur sepse na mungon baza ligjore për formulën e pagës së magjistratit, të cilën Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi. Në mungesë të autorizimit ligjor, Ministria e Financave është në pamundësi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky boshllëk ligjor do të plotësohet në Kuvend, në sesionin e ri parlamentar. Detyra ime është që kjo të bëhet sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me përgjegjshmërinë ndaj buxhetit.

Zgjidhja nuk është që institucionet të përplasen, por zgjidhja është në Kuvend, në ditët në vijim. Ky do të jetë drejtimi ynë, kjo do të jetë edhe detyra ime në rolin e ministrit të Drejtësisë, për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje", u shpreh Toni Gogu.

5 Komente

  1. B
    Bankieri Fullani

    Mire i dashur zgjidheni ne kuvend, si gjithmone ne favor te hajduteve, ne fund te fundit paret e popullit fukara jane

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hallexhiu

      A juve ju marr mu… shalët më keq se u ka marr. Të ishte PD në pushtet do tju kishte rrjepur të gjallë dhe jo të bënin gjykatës e prokurorët si ma kanë qejfin. Ore e kuptoni kë keni përball? Keni një mostër të pashpirt. Po të keni popullin me vehte vetëm atëhere nuk ka çfarë tju bëj, se po erdhi në pushtet do tju rrasi nëpër burgje e tju zgërdhij në dru Sali Lusha. Pranoni të bashkëpunoni për të zgjidhur hallet bashkë me popullin, ti zgjidhni jo të bëni gjoja sikur i zgjidhni. Vetëm të pasurit e popullit me vete ju bën derman pastaj jo revolucion jo parevolucion ju marrin të keqen.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mos boj shaka o Toni Gogu....

        Nese do beni ligj ne Kuvend sic e don Klgj e Klp, me mire zhdukuni nga pushteti o Minister Gogu. Mos e merrni me shaka, orteku popullor eshte gati tu zboje jo vetem nga pushteti por edhe nga Tirana!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Toni Gogu, kujdes se te paraburgosIn ata te KLP /

          Pa merak Toni Gogu, nuk ka perplasje institucionesh kur njeri eshte siper e te tjeret jane poshte. Ne rastin konkret Drejtesia eshte Institucion Superior me Kushtetuten e Rames dhe Berishes. Akoma nuk e kuptoni o Minister se Drejtesi ne Shqiperi eshte si Udheheqesi Suprem Ajatollahu ne Iran. Dhe kete, si per ironi, na e beri peshqesh Yuri Kim dhe Ambasadori Gjerman. Tani na thuaj te verteten o Toni Gogu, mire Rama, po edhe ti vertet beson se mund te futet ne BE nje shtet demokratik me sistem politik si ai i Iranit? Mos harro, edhe ne Iran, shtet me kulture e histori te lashte, ka 'demokraci', ka opozite edhe pse te dobet, e behen zgjedhje nga populli perfshire edhe per Presidentin e Shtetit.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rainbow

            Boll i perkedhelet prokuroret dhe gjygjtaret, keto jane pasojat e pseudoreformes ne drejtesi.Qe te kuptojne se sa e kane rrogen dhe t'ja dine vleren derisa te plotesoni Ju boshllekun ligjor jepni nje page sa nje pension 30000leke.Kete aplikojeni edhe per pagat e deputeteve duke hequr edhe bonuset dhe te shihni se si jetojne pensionistet.Kujt nuk i pelqen te hapi krahun se Vine pensionistet dhe i zevendesojne.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje