Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

5 Shtator 2026, 10:21Kronika TEMA
Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar

Dubai ka sjellë sot nën pranga nga Emiratet e Bashkuara Arabe një të kërkuar nga drejtësia shqiptare për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Interpol Tirana konfirmoi sot operacionin (5 shtator) në bashkëpunim intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

“Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit B. (H.)(A.), 30 vjeç, lindur në Kukës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rezulton se ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “dhuna në familje”.

2 Komente

  1. U
    Universi shpresa ime

    Ça qejfi kan që shkojn në Dubai ? Apo se lejohet futja e lekut kash me thas? Po mir , po kur ju ekstradojn ai lek u mbetet arabve apo ja dorzojn shtetit shqiptar?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Hahahahaha Albanistani eshte vendi I cudirave kriminelet edhe drogaxhinjte edhe kurvat I mbajne ne abudabi ndersa kete fukarain qe ska bere asgje e kthejne ekstradojne hahahahaha rrofte Albanistani megjithe Abanistabezet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje