Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht nuk paraqitet më rrezik për banesat.
Forcat e angazhuara në terren vijojnë operacionin për vënien nën kontroll të plotë të flakëve dhe izolimin e vatrave të mbetura aktive.
Ndërhyrja po vijon me qëllim parandalimin e riaktivizimit dhe përhapjes së zjarrit në zona të tjera.
Autoritetet po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ekipet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave mbeten në gatishmëri në terren.
Atje po pervelohen gazeta e meros thote pi stabilizohet dhe nxjerr nje fotonpa zjarr fare. Sa turp, po te pakten kini pak meshire per ata njerez qe po pesojne traume. Jeni bere si ata tifozet maniake. Vetem qeveria dhe Edi Rama te mos ju preket. Beni ore punen e respektuar te gazetarit. Thuajini gjerat sic jane se beheni me te respektuar nga njerezit, por vetem demagogji
O pika pika kush ja vuri zjarrin?